KreuCelebrity

Ben Affleck dhe Jennifer Garner po kthehen së bashku? Ja çfarë është e vërtetë (dhe çfarë jo)

Ben Affleck dhe Jennifer Garner po kthehen së bashku? Ja çfarë

Pavarësisht ndarjes së tyre vite më parë, gjithmonë e më shumë po flitet për një rikthim të mundshme mes Ben Affleck dhe Jennifer Garner; nxitur dhe nga divorci i aktorit nga Jennifer Lopez dhe shfaqjet publike të dashurisë.
Me dhjetë vite martesë dhe tre fëmijë së bashku, lidhja e tyre ka mbetur solide edhe pas divorcit. Aludimet filluan të qarkullojnë pasi një burim i tha “Page Six” se "Ben do të donte të kishte një shans tjetër me Jennifer-in nëse do të ishte koha e duhur”.

Fjalë që sugjerojnë njëfarë nostalgjie nga ana e aktorit, por që nuk reflektohen nga ana tjetër, pasi Jennifer Garner, në fakt, duket se nuk ka të njëjtin mendim. "Ndjenja nuk është e ndërsjellë," komentoi më vonë një person i brendshëm i afërt me aktoren, "Jennifer ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Benin si bashkëprind, por marrëdhënia e tyre ndalon këtu". Për më tepër aktorja nuk është beqare, që nga viti 2018, ajo ka qenë e lidhur për fat të mirë me John Miller, CEO i një kompanie teknologjike dhe marrëdhënia e tyre është e fortë. “John është partneri i saj dhe ajo është e lumtur me të”, ka konfirmuar një burim për MailOnline.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner po kthehen së bashku? Ja çfarë
Sipas burimeve pranë saj, aktorja është në paqe dhe nuk ka ndërmend të rihapë një kapitull të mbyllur. Miqtë e aktorit janë të bindur se nëse Jennifer Garner ndahej nga Miller, Ben Affleck do të kthehej tek ajo pa hezitim. Por realiteti është shumë ndryshe. “Ben e di se nuk mund të ketë një të ardhme romantike mes tyre, jo ndërsa Jennifer është në një lidhje me dikë tjetër”, shpjegoi një burim.

Një person i brendshëm i afërt me aktorin i tha TMZ se aludimet se ai dëshiron të pajtohet janë "qesharake". Sipas këtij burimi, aktori aktualisht nuk është në lidhje me askënd dhe nuk është i fokusuar në jetën e tij të dashurisë, por vetëm në punë.
Pas vitesh ulje-ngritjesh, Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë gjetur një ekuilibër që i lejon ata të jenë të pranishëm në jetën e fëmijëve të tyre pa ndjenja të vështira. Një rezultat që në botën e të famshmëve nuk është edhe aq i dukshëm. Pavarësisht harmonisë dhe lidhjes së tyre të dashur, rikthimi së bashku mbetet vetëm një ëndërr për nostalgjikët. Jennifer ka ecur përpara dhe Ben duket se e ka pranuar që historia e tyre tani i përket së shkuarës.
 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF