Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me partnerin e saj, këngëtarin Danny Fujikaëa, nga të cilat 4 si të fejuar, nuk po mendon të shkojë në altar.
Vajza e Goldie Hawn thotë madje se po mendon të qëndrojë e fejuar deri në fund të jetës. Aktorja 45-vjeçare bëri disa rrëfime për marrëdhënien e tyre gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show”.
“Kjo kontratë është e vështirë për mua. Më pëlqen liria ime. Më pëlqen koncepti i lirisë”, tha ylli hollivudian, duke shtuar se i pëlqen ideja e të qenit e fejuar përgjithmonë. Kate Hudson gjithashtu u kujtoi shikuesve se ajo u rrit nga Goldie Hawn dhe Kurt Russell, të cilët nuk lidhën kurrë kurorë pavarësisht se janë bashkë që nga viti 1983.
-
Zbulohet data: ja kur fillon “AG Show” nga Aurela Gaçe!
7 Mars, 11:18
“Ata nuk e nënshtruan kurrë kontratën martesore dhe janë të fejuar që nga koha kur ne ishim ishim 7 vjeç”, pohoi aktorja.