KreuCelebrity

Vret veten aktorja e "Baywatch", familja: Jemi të shokuar!

 

Vret veten aktorja e "Baywatch", familja: Jemi të shokuar!

Aktorja Pamela Bach, e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm televiziv Baywatch dhe si ish-bashkëshortja e David Hasselhoff, vdiq në moshën 62-vjeçare, e sipas raportit të Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Los Anxhelosit, shkaku i vdekjes është vetëvrasja.

Vret veten aktorja e "Baywatch", familja: Jemi të shokuar!

E njohur gjithashtu si Pamela Hasselhoff, ajo u shfaq në seriale të njohura si The Young and the Restless, Cheers dhe T.J. Hooker. David Hasselhoff e takoi gjatë xhirimeve të Knight Rider, dhe dyshja u martuan në dhjetor 1989, duke pasur dy vajza, Taylor dhe Hayley. 

Pavarësisht suksesit në karrierë, jeta personale e Bach pati sfida. Hasselhoff paraqiti kërkesë për divorc në janar 2006, dhe ndarja e tyre u shoqërua me polemika, pasi Bach e akuzoipër abuzim në familje. Në një deklaratë për mediat, Hasselhoff tha:
“Familja jonë është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Pamela Hasselhoff. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë gjatë kësaj kohe të vështirë, por kërkojmë privatësi ndërsa kalojmë këtë moment sfidues.”

Përfaqësuesja e Bach, Sharon Kelly, e quajti lajmin tronditës dhe shprehu ngushëllime për familjen e saj. “Zemra ime është me vajzat dhe mbesën e saj të bukur, të cilat Pamela i adhuronte dhe i donte pa masë,” tha Kelly për TMZ.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF