Gjoksi gjithnjë në rritje i Demi Moore ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e atyre që janë më të afërt me të. Ikona 62-vjeçare e Hollivudit prej kohësh është përfolur se i është nënshtruar procedurave të shumta të rritjes së gjoksit.
“Njerëzit janë të shqetësuar se ajo është një hap larg nga katastrofa kur bëhet fjalë për implantet e saj më të fundit”, zbuloi një burim i brendshëm për RadarOnline.com. Edhe pse Moore nuk e ka pranuar kurrë publikisht rritjen e aseteve të saj, spekulimet për historinë e saj me operacionet plastike e kanë ndjekur për vite me radhë.
“Ajo duket e pabesueshme, por operacioni plastik mund ta bëjë të varur dhe shqetësimi është se ajo po e tejkalon kufirin”, shtoi burimi. Një arsye kryesore për shqetësim është se fiziku i saj i dobët dhe nadhësia e implanteve mund të çojë në komplikime serioze.
“Ajo është kaq e dobët, kështu që implantet e saj bien në sy. Por rregullimi i tyre do të nënkuptojë një operacion tjetër, dhe kjo gjithmonë paraqet një rrezik," shpjegoi burimi i brendshëm. "Ata mund të shpërthejnë dhe madje ta vrasin atë."
Dr. Otto Placik, një kirurg plastik me bazë në Çikago, i cili nuk e ka trajtuar aktoren, pajtohet se humbja e peshës së saj mund të përkeqësojë pamjen e implanteve të saj. “Ajo ka inde minimale që mbulojnë implantet e saj, gjë që sugjeron se ato janë vendosur mbi muskul”, shpjegoi ai.
Për të reduktuar rrezikun dhe për të krijuar një pamje më natyrale, doktori sugjeroi që Moore të konsideronte zvogëlimin e implanteve të saj, ndryshimin e vendosjes së implantit nga sipër në nën muskul ose të vazhdonte me transferimin e yndyrës për të lëmuar skajet e implantit.