Pas daljes befasuese nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore, Egli Tako ka bërë reagimin e saj të parë në rrjete sociale. Në një postim në Instastory, ku e pohoi se nuk e di saktësisht si ndihet, por theksoi se ka nevojë për ngrohtësinë e familjarëve dhe miqve të saj në këto momente.
Ndërkohë, pikërisht në Instagram i ndodhi dhe e papritura: Para se të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtarja kishte 192 mijë ndjekës në llogarinë e saj. Por fill pas daljes nga formati, numri i tyre është rritur menjëherë dhe tani Egli numëron 203 mijë ndjekës.