Tashme, lidhja e tyre eshte publike: Reperi i njohur shqiptar, Capital T (Trim Ademi), festoi ditëlindjen e tij më 29 shkurt, një datë që ndodh vetëm një herë në katër vjet. Për të shënuar këtë rast të veçantë, ai organizoi dy festa në dy qytete të ndryshme: fillimisht në Prishtinë, qytetin e tij të lindjes, dhe më pas në New York City, një vend me rëndësi të veçantë për të, ndersa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke ecur dorë për dore me të dashurën e tij, Adrola Dush.
Se fundi mesohet se prej disa kohësh reperi është zhvendosur në New York, ku edhe ka nisur bashkëjetesën me modelen. Çifti e kaloi Shën Valentinin në Firenze, dhe më pas udhëtuan së bashku drejt New Yorkun, ku tashmë ndajnë edhe jetën së bashku. Dashuria mesa duket e ka distancuar disi nga muzika, ku këngëtari ka preferuar që të shijojë pak kohë me partneren e tij, duke u tërhequr përkohësisht nga koncertet.
Duke qenë se Adrola jeton dhe punon në SHBA, e ka pasur të pamundur zhvendosjen në Kosovë, ndaj edhe ka qenë reperi ai që ka riformatuar agjendën e tij, për të shijuar disa kohë dashurinë jo më në distancë.




Ljubjana, zemra e gjelbër e Evropës


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!













