Më shumë se dy dekada pasi "Friends" përfundoi pas 10 sezonesh suksesi në mbarë botën, atmosfera në xhirime dhe marrëdhënia mes protagonistëve kryesorë ishte vlerësuar gjithmonë nga ata dhe pjesa tjetër e të përfshirëve në serial. Megjithatë, tashmë një zë kundërshtues ka vënë në dyshim trajtimin e mirë që u përjetua në xhirime.
Stephen Park, një aktor dytësor, i cili luante një bashkëpunëtor të Chandler Bing (Matthew Perry), është ai që është shprehur kundër asaj që, sipas tij, ka ndodhur gjatë xhirimit të disa skenave dhe ekspozon "atmosferën e keqe" dhe një "incident racor".
"Në atë kohë kishte një atmosferë toksike. Puna me njerëzit e përfshirë në këtë serial ishte një përvojë jashtëzakonisht e dhimbshme për mua.
Një mungesë shqetësuese e bujarisë së shpirtit dhe mirësjelljes themelore njerëzore, si dhe një incident racor në shesh, më kanë detyruar të flas hapur”, është shprehur ai.


Natalie Portman në një romancë dashurie










Ljubjana, zemra e gjelbër e Evropës


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!





