Duket nuk ka shume fat ne dashuri aktorja e njohur nga Kosova, Teuta Krasniqi pas historisë së bujshme dhe ndarjes nga Blero me të cilin kanë një vajzë, mendohet se mund t`i kete dhene fund edhe martesës së dytë.
Sipas “PRIVE”, çifti Teuta Krasniqi dhe Adonis Mornina raportohet se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Dyshja e njohur po përballen prej disa kohësh me probleme në marrëdhënien e tyre, por kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të publikut.
Një detaj i cili e përforcon më tepër këtë dyshim është mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjetet e tyre sociale. Çifti i cili është martuar 8 vite më parë dhe janë prindër të një vajze së bashku, nuk ka bërë asnjë deklaratë apo reagim lidhur me këtë thashethem.