KreuCelebrity

E papritur: Çifti i famshëm (dhe në dukje perfekt), qenka drejt ndarjes?

E papritur: Çifti i famshëm (dhe në dukje perfekt), qenka drejt

Te gjithe i konsideronin si ciftin perfekt por sipas ‘Radar Online’ telashet martesore kanë lindur mes George dhe Amal Clooney dhe pavarësisht zhvendosjes së saj në Nju Jork me fëmijët e tyre për ta mbështetur aktorin, burimet thonë se kriza ka ndodhur tashme e nuk ka më kthim pas.

E papritur: Çifti i famshëm (dhe në dukje perfekt), qenka drejt

Burimet pretendojne se të ardhurat masive të Clooney do të ndihmojnë në financimin e ndarjes së mundshme, duke shtuar, “Dhe atij do t’i duhet çdo qindarkë prej atyre 300,000 dollarëve në javë për divorcin, sepse kjo ndarje do të kushtojë shumë para”.

Pavarësisht thashethemeve të ndarjes, Clooney është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga aktorët më të paguar në historinë e Broadway, duke kaluar Hugh Jackman dhe Bette Midler. “George është duke arritur një marrëveshje të madhe,” thote personi i afert me dyshen. 

Se fundi, Clooney debutoi me një ngjyrë të re flokësh kafe të errët, duke zëvendësuar flokët e tij të argjendtë. Transformimi thuhet se është për rolin e tij si Edward R. Murrow në adaptimin e ardhshëm të Broadway të Good Night, and Good Luck. Aktualisht, Clooney mbetet i fokusuar në karrierën e tij, por burime të brendshëm tregojnë se pasuria e tij në Broadway së shpejti mund të vihet në provë në një betejë të madhe divorci.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF