Gisele Bündchenis po përjeton një ndjenjë të re të lirisë që kur filloi të takohej me Joaquim Valente, sipas një burimi të afërt me modelen.
Ish-engjëlli i Victoria's Secret "ndjehej sikur jetonte në hijen e Tom [Brady] për një kohë të gjatë", zbuloi burimi i brendshëm. Pasi kaloi 13 vite të martuar me shtatë herë kampionen e Super Bowl, Bündchen tani po përqafon një lloj tjetër marrëdhënieje, një marrëdhënie që ajo mendon se e lejon të jetë vetvetja.
Bündchen dhe Valente, një trajner jiu-jitsu, kanë qenë së bashku që nga qershori i vitit 2023, duke mbajtur një profil relativisht të ulët pavarësisht interesit në rritje të publikut për marrëdhënien e tyre. Së fundmi çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku në fillim të shkurtit, duke shënuar një moment historik të ri në jetën personale të supermodeles.
Ndërsa Bündchen mbetet mirënjohëse për të kaluarën e saj me Brady-n dhe vlerëson fëmijët që ndajnë - Benjamin, 15 vjeç dhe Vivian, 12 - ajo po e përqafon kapitullin e saj të ri me emocion. “Ajo ndihet më e lirë”, ka shtuar burimi, duke theksuar se sa shumë po e shijon këtë fazë të jetës së saj.
-
Sekretet e një lidhjeje të lumtur: Këshilla për çiftet!
11 Mars, 12:13
Edhe pse Brady ishte në dijeni të marrëdhënies së Bündchen me Valente, burimet thonë se ai ishte "shtangur" kur mësoi se ajo ishte në pritje të një fëmije me partnerin e saj të ri. “Tom e dinte se gjërat ishin serioze mes Gisele dhe Joaquim, por ai kurrë nuk e imagjinonte se ata do të kishin një fëmijë së bashku”, tha një burim i brendshëm.
Sipas raportimeve, ai e uroi Bündchen për lindjen e fëmijëve të saj. “Ai është i lumtur për Gisele dhe i uron asaj që veç të mira”, tha një burim i afërt me Brady.