KreuCelebrity

Humb jetën artisti Ylli Zeqiri!

Humb jetën artisti Ylli Zeqiri!

Artisti i madh i qytetit të Përmetit Ylli Zeqiri është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka ndarë në mediat sociale edhe kompozitori Vasil Tole, i cili i ka dedikuar fjalë të ndjerë teksa ka publikuar dy foto të grupit.

“Ylli Zeqiri ????, artisti i madh i një qyteti të vogël. Ndarja nga jeta e Ylli Zeqirit, ose Ylkiut siç i flasim ne përmetarët, mbyll një kapitull të muzikës popullore përmetare të pas Luftës së II Botërore, që kulmoi me emrin e Usta Laver Bariut dhe shokët e tij të shquar të sazeve, pjesë e të cilëve ishte dhe Ylli Zeqiri.


Humb jetën artisti Ylli Zeqiri!
Lindi në Përmet dhe aty e derdhi gjithë kontributin e tij si muziktar, instrumentist, këngëtar dhe krijues këngësh. Për një kohë drejtoi edhe Shtëpinë e Pionierëve ku nxiti në rrugën e muzikës me dhjetra fëmijë përmetarë, ndër ta edhe mua. Klarinetën, veglën muzikore që e njihte aq mirë e mësoi tek Shkolla Artistike Jordan Misja në Tiranë.

U njoh kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kur në fund të viteve 1970 këndoi bashkë me artistin e madh Mentor Xhemali një sërë këngësh popullore përmetare së bashku me sazet e Usta Laverit. Do ta kujtojmë gjithmonë artistin tonë se zëri dhe kontributi i Tij janë shtresuar në kulturën artistike të Përmetit dhe jo vetëm, se ishte një përfaqësues i denjë i qytetarisë sonë dhe se kujtimet e mira për të janë të shpërndara në jetët e njerëzve dhe në CV e institucioneve të muzikës!

Ngushëllimet shkojnë për fëmijët: Arturin, Majlidën dhe Berneretën, për miqtë dhe sazet e Përmetit! ????”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vasil Sofokli Tole (@vasil_s_tole)



 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF