Një aksident tragjik u mori jetën dy të rinjve të porsamartuar: Ngjarja e rende raportohet te kete ndodhur pranë Platanidia, ku dy të rinjtë, Kostas Papakonstantinou, 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kerasia Alimantiri, 31 vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me automjet. Mediat greke shkruajne se si pasojë e plagëve të marra ata humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ishin miqtë e viktimave ata të cilët ishin dëshmitarë të skenës tragjike. Për mediat greke, ata kanë folur duke thënë se në momentin e aksidentit ndodheshin me automjetin e tyre prapa Kerasias dhe Kostas. Ata kanë treguar se në momentin që dy shokët e tyre u aksidentuan, vrapuan për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ata dhanë frymën e fundit në duart e tyre.
Mësohet se vajza e cila humbi jetën është e bija e një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Volos.