Influencuesja Alysha Burney, e cila numeronte me miliona ndjekës në YouTube dhe TikTok, vdiq papritur në gjumë teksa ishte me pushime në Cabo San Lucas, Meksikë. Ajo ishte vetëm 25 vjeçe.
Lajmin e hidhur e konfirmoi vëllai i saj Charles.“Me pikëllim të madh njoftoj ndarjen nga jeta të motrës sime më të vogël Alysha Burney”, shkroi ai në Instagram.
“Ne kërkojmë që ju të lejoni familjen tonë të qetë gjatë kësaj kohe të vështirë,” shtoi Charles. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.