Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishin një nga çiftet më të famshëm. Pas gjashtë vitesh lidhje, gjërat përfunduan mes tyre në vitin 2021, një vit pasi ata mirëpritën vajzën e tyre Khai.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik tashmë janë të fokusuar në rritjen e vajzës së tyre. Modelja së fundmi në një intervistë për Vogue foli në lidhje me përvojën e saj të bashkëprindërimit me artistin, duke thënë se ata të dy e mbështesin njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për vajzën e tyre Khai, 4 vjeç.
“Zayn dhe unë i bëjmë planet tona muaj më parë. Kjo nuk do të thotë se nuk ndryshon aty-këtu, por ne ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin”, tha Hadid për gazetën.
Gigi vazhdoi duke shtuar se marrëdhënia e saj me Zayn është e mbushur me dashuri dhe shoqëri. Ajo tha më tej se aspekti më i vështirë i marrëdhënies së tyre është se e gjithë bota di gjithçka për historinë e tyre. "Dhe në fund të ditës, ne nuk jemi të interesuar t'i japim të gjithëve historinë tonë. Ajo që na intereson është të rrisim vajzën tonë së bashku, me kaq shumë respekt për njëri-tjetrin, dhe jo vetëm si bashkëprindër, por atë që kemi kaluar së bashku," tha Gigi.
Si Zayn ashtu edhe Gigi kanë ecur përpara. Supermodelja tani është në lidhje me aktorin Bradley Cooper. Në të njëjtën intervistë, Gigi e quajti lidhjen e saj me Bradley-n 'shumë romantike dhe të lumtur'. “Unë mendoj se vetëm arritja në pikën ku të dish se çfarë dëshiron dhe meriton në një marrëdhënie është thelbësore”, shtoi Hadid.