KreuCelebrity

“Jemi grup kundër Gencit”; Eni Koçi rrëfen raportin me djalin e partnerit!

 “Jemi grup kundër Gencit”; Eni Koçi rrëfen raportin

Eni Koçi në intervista të ndryshme vazhdimisht ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me djalin e bashkëshortit të saj Genc Prelvukaj. Por së fundmi në “The Elite Way” ka treguar më gjatë duke zbuluar më shumë rreth këtij raporti.

 “Unë tani e konsideroj si shok sepse është rritur”, tha ajo. Ndërkohë teksa u pyet se nëse i ankohet ndonjëherë djalit për Gencin ose merre babin në telefon, shih ku është, ajo tha,

“Ai është tip shumë… ka një lloj autoriteti, ka formuar një karakter, nuk bëhet pjesë e lojës kollaj, por zakonisht jemi grup kundër Gencit. Është fantastik, kam një raport shumë të mirë, e kam si shok. Është një person shumë i rëndësishëm tashmë në jetën time kështu që jam shumë e lumtur që që prej fillimit kemi patur një harmoni shumë të madhe mes nesh, por sigurisht mes gjithë familjes në këtë rrethanë”.

Kujtojmë që çifti është bekuar me një vajzë, Adean.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF