KreuCelebrity

Rozi i përplas karrigen para syve Gertës: Mos e përmend babain tim!

Rozi i përplas karrigen para syve Gertës: Mos e përmend babain

Rozana Radi dhe Gerta Gixhari së fundmi janë përfshirë sërish në një debat të ashpër në shtëpinë e “Big Brother Albania”, i cili ka kaluar në ofendime të rënda dhe përfshirë edhe familjarët e tyre. 

Konflikti nisi pasi Gerta i përmendi Rozanës babanë e ndjerë, gjë që e bëri atë të humbasë qetësinë. E prekur Rozi reagoi ashpër, duke gjuajtur tavolinën dhe duke shpërthyer në britma.

“Emrin e Nand Radit mos e përmend më! Emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar!”, tha Rozana e revoltuar.

Rozi i përplas karrigen para syve Gertës: Mos e përmend babain

Kjo përplasje nuk është e para mes dy banoreve, pasi tensionet mes tyre kanë qenë të pranishme që prej fillimit të spektaklit, por situata e fundit duket se ka arritur kulmin, duke lënë një atmosferë të rënduar në shtëpi.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF