Gaforrja
Vjen me trazira emocionale Marsi për Gaforret. Ka gjasa ta gjeni veten në një marrëdhënie që nuk ju kënaq më, nevojat tuaj nuk ju plotësohen dhe ankthi po ju pushton. Gaforret duan siguri dhe lidhje emocionale dhe kur këto nevoja nuk plotësohen, ka shumë të ngjarë të mendojnë për ndarjen. Marsi sjell fuqinë e vetënjohjes dhe nevojën për rinovim në jetën e tyre personale.
Peshorja
Për Peshoret, Marsi sjell nevojen e gjetjes së ekuilibrit midis marrëdhënieve të tyre dhe vetvetes. Nëse marrëdhënia e tyre nuk ka harmoninë që ata dëshirojnë, ata do të arrijnë pikën që të pyesin nëse ia vlen të vazhdojnë. Peshoret, të cilët gjithmonë duan të ruajnë paqen dhe ekuilibrin, mund të kuptojnë se ndarja është e vetmja zgjidhje për t’u ndjerë sërish të plotë.
Bricjapi
Edhe pse njihen për seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre, kur diçka nuk funksionon, Bricjapët e pranojnë dhe ecin përpara me hapa të qëndrueshëm drejt fundit. Nëse marrëdhënia e tyre ka hyrë në një rrugë pa krye dhe nuk ka perspektivë përparimi, nuk do të hezitojnë të shkojnë drejt një ndarjeje. Marsi është muaji që do t’i çojë ata drejt këtij realizimi, kur të kuptojnë se qëndrimi në një marrëdhënie jofunksionale nuk është më i miri për askënd.



















