Ben Affleck gjeti mënyrën perfekte për t'i mësuar djalit të tij 13-vjeçar Samuelit vlerën e parave dhe gjithçka ndodhi falë një palë atlete luksoze me një çmim që befasoi vetë aktorin e "Batman", pasi kostoja është 6000 dollarë.
Gjatë një interviste me Access Hollywood në eventin SXSW, aktori amerikan ndau se si Samuel po fiksohej pas një palë atlete Dior Air Jordan 1, atlete me botim të kufizuar të lëshuar në vitin 2020.
-
Kanye West, sërish probleme serioze me shëndetin mendor!
13 Mars, 12:15
Dhe kjo sepse Benit i lindi ideja që t'i kërkonte djalit të tij Samuelit të kosittë lëndinë për të kursyer 6000 dollarë që kushtonin atletet. Megjithatë, Samueli me sa duket nuk ishte shumë i gatshëm të bënte punët e shtëpisë për të marrë paratë e nevojshme për t'i blerë ato, kështu që Affleck kishte një ide për ta bërë atë të shihte realitetin, raportoi Page Six.
"Kjo është ajo që ndodh kur i thua një fëmije se duhet të presë barin. Papritmas, ata nuk i duan më ato këpucë", tha Beni me shaka, duke qeshur me përpjekjen e djalit të tij për të shmangur punët e thjeshta, si kositja e lëndinës, vetëm që të mund të merrte atletet e shtrenjta. "Je në telashe”, i tha Ben Affleck djalit të tij Samuel. Affleck nuk hezitoi t'i rregullonte gjërat me djalin e tij adoleshent: "Unë i thashë atij: ‘Nuk të duhen këpucë 1000 dollarë’. Dhe Samueli u përgjigj: ‘Ne i kemi paratë’”.
View this post on Instagram
Në një video të regjistruar në kongresin Got Sole, ku babai dhe djali po shijonin ekspozitën e atleteve, Ben theksoi me ironi: "Ju pëlqejnë sepse janë të shtrenjta", ndërsa Samuel këmbënguli që Dior Air Jordan 1 ishte "i fortë" dhe, natyrisht, "dukej mirë".
Pavarësisht batutave, duket se Samueli ka marrë një mësim të vlefshëm. Edhe pse është e paqartë nëse dyshja babë-bir i blenë apo jo atletet e shtrenjta, Affleck e bëri të qartë se vlera e punës dhe përgjegjësisë është më e rëndësishme se çdo send luksi.
Ben Affleck, i cili ka një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, është baba i tre fëmijëve: Samuel, Violet (19) dhe Seraphina (16), me ish-gruan e tij, aktoren Jennifer Garner.
View this post on Instagram



















