KreuCelebrity

Ed Sheeran paralajmëron pauzë nga muzika për t’iu përkushtuar familjes

Ed Sheeran paralajmëron pauzë nga muzika për t’iu
Ed Sheeran ka bërë të ditur se mund të largohet për një periudhë nga skena muzikore pasi të përfundojë turneun e tij aktual, me synimin për t’i kushtuar më shumë kohë familjes dhe rolit të tij si prind.

Gjatë koncertit hapës të turneut në Amerikën e Veriut, i mbajtur në Arizona, artisti britanik ndau me publikun se mund të mos rikthehet në skenë për një kohë të gjatë pas përfundimit të angazhimeve të tij aktuale.

“Kur të mbarojë turneu, ndoshta do të bëj një pushim dhe do të fokusohem te familja. Nëse nuk shihemi për një kohë, ju falënderoj për mbështetjen dhe ju dërgoj shumë dashuri”, tha Sheeran para mijëra fansave të pranishëm.

Deklarata e këngëtarit ka ngjallur reagime të shumta mes admiruesve të tij, të cilët prej vitesh kanë ndjekur nga afër karrierën e njërit prej artistëve më të suksesshëm të muzikës pop.