KreuCelebrity

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”, Klevisa: Nuk duhet ta fitojë Moza

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”, Klevisa: Nuk duhet ta

Ish-fermerja e “Ferma VIP 3”, Klevisa Gega, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Ferma Club” në Vizion Plus, ku foli për eksperiencën e saj në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, marrëdhëniet me fermerët e tjerë dhe favoritët për të fituar garën.

Duke komentuar raportin me Indrin, Klevisa tregoi se kishte zgjedhur që ai ta merrte në fermë për të krijuar dinamika brenda shtëpisë, por nuk e kishte pritur deklaratën që ai bëri më pas.

Indi deklaroi në Fermë se kishte krijuar pëlqim për Klevisën.

“Doja të krijoja dinamika brenda Fermës, prandaj zgjodha Indrin të vinte të më merrte. Ishte diçka që nuk ma merrte mendja. Kur doli dhe bëri deklaratën thashë ‘nga erdhi kjo gjë’. Unë nuk po i jepja asnjë lloj shkaku”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse mes tyre mund të kishte funksionuar diçka më shumë se miqësia, Klevisa u përgjigj prerazi:

“Jo, nuk e mendoj fare.”

Klevisa sqaroi se raporti me Indrin dhe Henrin ishte më shumë shoqëror.

“Me Indrin dhe Henrin kam pasur më shumë muhabet që në javën e parë. Ajo që mora nga Ferma ishte maksimumi, unë e kisha menduar ndoshta edhe më pak, por i mora maksimumin”, tha ajo.

Sa i përket miqësive që mendon të ruajë edhe jashtë spektaklit, Klevisa përmendi tre emra.

“Miqësi më shumë kam pasur me Sonin, Sarën dhe Romirin dhe mendoj që me këto të tre do kem miqësi edhe jashtë. Me Henrin dhe Indrin s’do kem, i përjashtoj.”

E pyetur për raportin me Mozën, ajo u shpreh me humor:

“Nuk e di, vetëm po shkova ta takoj në shkollë.”

Në fund, ish-fermerja zbuloi edhe preferencat e saj për fituesin e edicionit.

“Nuk jam për Mozën. Jam mes Visit dhe Sonin”, deklaroi Klevisa, duke treguar qartë se kë mbështet në garën për çmimin e madh të “Ferma VIP 3”.