Aktori Romir Zalla është larguar nga gara e “Ferma VIP” në gjysmëfinale, vetëm pak ditë para finales së madhe. Ai u eliminua pas sfidës dhe televotimit ku ishte në përballje me Vis, Ilir dhe Sara, duke rezultuar më pak i votuari nga publiku.
I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Zalla ka ndarë përjetimet e tij brenda formatit, duke e cilësuar eksperiencën si të veçantë dhe shumë të dobishme për shkëputjen nga jeta urbane.
“Kisha një merak që kur të dilja do të më duhej shumë kohë të rikuperohesha. Ishte një eksperiencë që përjetuam një mënyrë jetese shumë të shëndetshme. Ajri i pastër, ushqim i shëndetshëm, na qetësoi dhe na relaksoi nga ngarkesa e jetës urbane,” u shpreh aktori.
Duke folur për lojën brenda fermës, ai theksoi se nuk ka preferuar të hyjë në strategji të forta apo lojëra të ashpra.
“Nëse do duhet të bëja show, ta fusja profesionin në lojë, do e bëja vetëm në sfida… 70% e fermës nuk mund të hyja në lojë, të fusja në kurth apo t’i futja thikën dikujt. Është diçka që nuk e bëj dot,” deklaroi ai.
Në studio, opinionistja Dasara vlerësoi se aktori duhej të kishte qenë më aktiv në lojë, duke u shprehur: “Nuk shoh asnjë shenjë barazimi të Romirit me Sarën.”
Ndërkohë, Zalla iu përgjigj kritikave duke thënë se në koment ka edhe paragjykim: “Është një opinion, por ka pak paragjykim brenda. Unë i kisha lënë te dera dhe kisha hyrë i barabartë mes të barabartëve.”
Ai gjithashtu reagoi edhe për raportet me banorët e tjerë, duke sqaruar se nuk ka pasur konflikte personale.
“Unë nuk kam qenë kurrë armik me Mozën. Kam qenë më shumë mik se të gjithë aty me Mozën. Jo se kisha nevojë për pëlqim. E kam bërë që javën e parë, në sfidën e parë ia thash në vesh. I kam konsideruar si njerëz me të cilët duhet të shkoj mirë,” tha ai.
