KreuCelebrity

DJ Bujaka shpallet finalisti i dytë i “Ferma VIP 3”

DJ Bujaka shpallet finalisti i dytë i “Ferma VIP 3”
DJ Bujaka është shpallur finalisti i dytë i “Ferma VIP 3”, duke siguruar një vend në finalen e madhe falë votave të publikut.

Ai ishte në televotim përballë Vis Pupës dhe Ilir Shaqirit, ndërsa mbështetja e publikut i mundësoi të bashkohet me Mozën në garën për çmimin e madh.

Mes emocionesh, DJ Bujaka falënderoi publikun shqiptar dhe kosovar për votat dhe mbështetjen.

Edhe Moza reagoi pas shpalljes së rezultatit, duke pranuar se nuk e priste këtë vendim.

“Kisha frikë, sepse Visi dhe Iliri kanë krijuar prej vitesh një lidhje më të fortë me publikun. Megjithatë, jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” do të mbahet më 15 qershor, ku do të garojnë gjithsej pesë fermerë. Gjatë mbrëmjes pritet të zbulohen edhe tre finalistët e tjerë, ndërsa dy konkurrentë do të eliminohen.