KreuCelebrity

Rrëfimi tronditës i Sharon Stone: nga diagnoza e tumoreve te fundi i martesës

Rrëfimi tronditës i Sharon Stone: nga diagnoza e tumoreve te fundi
Sharon Stone ka bërë një rrëfim të dhimbshëm për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar se martesa me gazetarin Phil Bronstein mori fund pasi ajo vendosi t’i nënshtrohej një mastektomie të dyfishtë.

Aktorja e njohur tregoi se në vitin 2001 mjekët zbuluan disa tumore të mëdha në gjoksin e saj dhe i rekomanduan ndërhyrjen kirurgjikale. Stone pranoi menjëherë, por sipas saj, bashkëshorti i atëhershëm e quajti vendimin “qesharak”, u ngrit dhe u largua nga dhoma.

“Martesa mbaroi në atë moment. Ai mendonte se isha qesharake dhe se po merrja shumë vendime vetë”, ka rrëfyer aktorja.

Stone ka zbuluar gjithashtu se gjatë operacionit, mjeku i saj i rriti madhësinë e gjinjve pa pëlqimin e saj, duke argumentuar se përmasat më të mëdha përshtateshin më mirë me ijet e saj. Aktorja tha se u ndje e poshtëruar dhe e tradhtuar nga fakti që nuk ishte konsultuar për një vendim kaq personal.

Sharon Stone dhe Phil Bronstein, të cilët ishin martuar në vitin 1998, u divorcuan në vitin 2004.

Aktorja ka zgjedhur të flasë hapur për këtë kapitull të jetës së saj shumë vite më vonë, duke theksuar se disa histori kërkojnë kohë për t’u rrëfyer. Deklaratat e saj janë bërë publike së fundmi përmes kujtimeve dhe intervistave të saj, ku ajo ka treguar pa filtra për diagnozën, operacionin dhe fundin e martesës së saj.