Ferma dje u kthye në një mbrëmje nostalgjike për shkak të rikthimit të disa ish-konkurrentëve, të cilët u bënë pjesë e festës së organizuar brenda shtëpisë. Surpriza për fermerët u zbulua përmes një zarfi të lexuar nga Romiri, ndërsa atmosfera festive solli emocione, kujtime dhe shumë momente të komentueshme.
Ndër ish-banorët që hynë në fermë ishte edhe Adion Puka, rikthimi i të cilit tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve për shkak të dinamikave që ai krijoi dhe mënyrës se si u eliminua. Një nga takimet më përfolura ishte ai me Mimoza Ahmetin, pasi gjatë eksperiencës së tyre në reality show dyshja ka pasur shpesh debate dhe përplasje.
Megjithatë, këtë herë situata dukej krejt ndryshe. Mimoza iu afrua Adit dhe të dy u përqafuan plot mall, duke lënë të kuptohej se tensionet e dikurshme dhe hatërmbetjet tashmë i përkisnin së kaluarës.
View this post on Instagram
Mes batutave dhe bisedave plot humor, Adioni e pyeti Mimozën nëse ishte mërzitur nga fakti që ai tashmë është i fejuar me modelen dhe ish-konkurrenten Fabiola Elezaj. Me një përgjigje të shkurtër dhe me humor, Mimoza tha “Po”, gjë që shkaktoi reagime dhe të qeshura mes banorëve.
Më pas, ajo komentoi se sipas saj fejesa kishte ardhur shpejt, ndërsa Adioni tregoi se ndihet më i dashuruar se kurrë dhe se tashmë bashkëjeton me partneren e tij. Ai foli me entuziazëm për marrëdhënien e tyre, duke theksuar se dashuria mes tyre është shumë e fortë.
Banorët nuk ngurruan ta pyesnin më tej për jetën jashtë fermës dhe mënyrën se si publiku e ka perceptuar lidhjen e tij me Fabiolën.
