
Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike si çift, duke konfirmuar zyrtarisht romancën që prej muajsh ka qenë në qendër të spekulimeve.
Artistja e njohur dhe politikani kanadez morën pjesë së bashku në premierën botërore të dokumentarit koncertor “Katy Perry: The Lifetimes Tour – Live from Paris”, në kuadër të Festivalit Tribeca 2026 në New York.
Perry, 41 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë vintage të markës Lanvin, ndërsa Trudeau, 54 vjeç, u paraqit me një kostum klasik elegant. Të dy pozuan krah njëri-tjetrit përpara kamerave dhe u panë duke shkëmbyer momente të afërta gjatë mbrëmjes.
Zërat për një lidhje mes tyre nisën të qarkullonin në verën e vitit 2025, pasi u panë së bashku në Montreal. Që prej asaj kohe, ata janë fotografuar në disa raste të ndryshme, duke nxitur gjithnjë e më shumë spekulimet për një romancë serioze.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, çifti ka kaluar kohë së bashku edhe larg vëmendjes së publikut, përfshirë disa pushime, ndërsa këngëtarja thuhet se ka prezantuar vajzën e saj me fëmijët e Trudeau.
Burime pranë tyre bëjnë të ditur se, pavarësisht axhendave të ngarkuara, Katy Perry dhe Justin Trudeau i kushtojnë rëndësi marrëdhënies së tyre dhe po ndërtojnë një lidhje gjithnjë e më të fortë.
