Modelja Klevisa Gega është fermerja që ka lënë përfundimisht garën e Ferma VIP 3, vetëm një javë përpara finales së madhe që do të mbahet më 15 qershor.
Klevisa ishte në televotim së bashku me pesë fermerë të tjerë, pasi humbën sfidën e organizuar në fermë. Ndërkohë, nga televotimi ishte përjashtuar Iliri, i cili arriti të fitonte sfidën, si dhe Moza, e cila u shpall finalistja e parë e këtij edicioni.
Rrugëtimi i Klevisa Gegës në fermë ishte relativisht i shkurtër, pasi ajo iu bashkua spektaklit vetëm pak javë më parë. Megjithatë, pjesëmarrja e saj solli dinamika dhe momente të komentuara nga publiku.

Tashmë gara hyn në javën vendimtare, ku fermerët e mbetur do të përballen për të siguruar një vend në finalen e madhe të “Ferma VIP 3”.
