KreuCelebrity

Nevina Shtylla flet si rrallë herë për lidhjen dhe xhelozinë e partnerit

Nevina Shtylla flet si rrallë herë për lidhjen dhe xhelozinë

Nevina Shtylla ka folur për herë të parë në mënyrë më të hapur për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me partnerin, në një intervistë për Top Albania Radio. Moderatorja e emisionit “E Diell” në Top Channel ka ndarë detaje mbi njohjen e hershme me partnerin dhe mënyrën se si lidhja e tyre është zhvilluar natyrshëm.

Sipas Shtyllës, marrëdhënia nuk ka hasur vështirësi për shkak të famës së saj, pasi partneri ka qenë pjesë e rrethit të saj shoqëror prej vitesh dhe e ka njohur atë që në periudhën kur nuk ishte ende një figurë e njohur publike. Ajo theksoi se edhe familjet e të dyve janë njohur paralelisht, gjë që ka ndihmuar në krijimin e një raporti të qëndrueshëm dhe pa tensione.

“Partnerin e njoh prej shumë vitesh… duke u rritur unë në ekran ai ka qenë pjesë e shoqërisë time,” është shprehur moderatorja, duke nënvizuar se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi natyrshmëri dhe mirëkuptim.

E pyetur nëse fama ka sjellë keqkuptime apo xhelozi në çift, Shtylla ka mohuar që të ketë pasur probleme serioze. Ajo u shpreh se, pavarësisht sfidave të zakonshme që mund të shfaqen në çdo marrëdhënie, mes tyre ka ekzistuar gjithmonë qartësi dhe komunikim i drejtpërdrejtë.

Moderatorja shtoi se, edhe pse partneri i saj është një person me këmbë në tokë dhe i sigurt në vetvete, xhelozia nuk mungon krejtësisht në një marrëdhënie, por kjo nuk ka ndikuar në raportin e tyre.

Deklaratat e saj vijnë si një nga herët e para që ajo flet publikisht më gjerësisht për jetën private, duke theksuar se ruan një balancë mes angazhimeve televizive dhe jetës personale.