
Soni Malaj ka folur për emocionet që përjetoi pas surprizës së veçantë që Flor Mumajesi i bëri në “Ferma VIP”, një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe riktheu diskutimet për raportin mes tyre.
Këngëtarja tregoi se mbështetja e Florit ka pasur gjithmonë një peshë të veçantë në jetën e saj, duke vlerësuar diskrecionin dhe mënyrën se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë ndër vite.
“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jei privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.
Ajo rrëfeu se mbeti pa fjalë kur pa qindra dronë që ndriçuan qiellin me imazhin e saj dhe mesazhe dedikuese.
“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin.
Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse mes saj dhe Florit mund të ketë një ribashkim, Soni nuk dha një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se dera mbetet e hapur.
“Në një marrëdhënie hapat e rëndësishëm duhet ti marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di”, deklaroi këngëtarja.
