
Reperi Stresi ka folur për herë të parë gjerësisht rreth angazhimit të tij në politikë, pas emërimit si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai tregoi se po përpiqet të balancojë muzikën me përgjegjësitë e reja politike.
Sipas tij, vendimi për t’iu bashkuar strukturave të PD-së ka qenë personal dhe i lidhur me bindjet e tij të hershme familjare. Stresi theksoi se familja e tij ka mbështetur Partinë Demokratike prej vitesh dhe se ai vetë ndihet i lidhur me këtë forcë politike që në fëmijëri.
Reperi u shpreh se tashmë është i angazhuar në takime me të rinjtë dhe në promovimin e anëtarësimeve të reja, ndërsa nuk e fshehu dëshirën për të pasur së shpejti një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha.
Gjatë intervistës, ai komentoi edhe raportin me Noizyn, duke thënë se pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, mes tyre nuk ka konflikte dhe se shpesh bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
Stresi foli gjithashtu për ambiciet e tij në politikë, duke lënë të kuptohet se nuk përjashton një rol më të madh në të ardhmen. Ai ndau mendimet e tij edhe për çështje të ndryshme publike dhe zhvillimet në vend.
Në fund, reperi preku edhe jetën sentimentale. Ai zbuloi se aktualisht është beqar, por tashmë ka një ide të qartë për partneren që dëshiron në krah.
“Nusen e ardhshme e dua politikane dhe serioze”, tha ai me humor.
