Pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, Juela Nikolli duket se po shijon një periudhë mjaft intensive dhe pozitive në jetën e saj. E ftuar së fundmi në “E Diell” në Top Channel, artistja foli për projektet e reja muzikore, angazhimet e shumta dhe lumturinë që po përjeton aktualisht.
“Po jetoj një periudhë shumë të ngarkuar, pothuajse çdo ditë jam në studio. Mundohem që ditët e mia t’i kaloj e angazhuar, me ide kreative. Mundohem që energjitë e mia t’i impenjoj sa më shumë tek pjesa ime e muzikës”, u shpreh Juela.
Artistja zbuloi gjithashtu se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore, madje edhe me bashkëpunime. “Po, do të kemi. Shumë shpejt do vij me bashkëpunime, akoma nuk mund të zbuloj emra, është një djalë…”, tha ajo, duke shtuar më shumë kuriozitet tek fansat.
E pyetur nëse këngët më të bukura lindin nga dashuria apo vuajtja, Juela tregoi se aktualisht po jeton një periudhë shumë të lumtur në jetën e saj. “Po jetoj një moment të jetës shumë të lumtur, edhe personalisht, edhe profesionalisht. Nuk ka të bëjë detyrimisht me zemrën…”, deklaroi këngëtarja.
Me energji të reja dhe fokus maksimal tek muzika, Juela Nikolli pritet të sjellë shumë shpejt surpriza për publikun.
