
Stefon Diggs ka komentuar për herë të parë raportin e tij me Cardi B pas pamjeve që u bënë virale muaj më parë dhe ngritën dyshime për tensione mes tyre.
I pyetur nga mediat amerikane për statusin aktual të marrëdhënies me reperen, sportisti u shpreh se mes tyre ekziston ende respekt dhe mirëkuptim, pavarësisht spekulimeve të shumta.
“Është nëna e fëmijës tim dhe kam shumë dashuri për të,” deklaroi Diggs, duke shmangur dhënien e një përgjigjeje të qartë nëse ata janë rikthyer apo jo si çift.
Sa i përket videos që qarkulloi në rrjet, ku Cardi B dukej e irrituar gjatë një bisede me të, Diggs nuk e konsideroi situatën si një konflikt serioz. Ai tha se nuk e sheh atë moment si një debat të vërtetë dhe theksoi se gjatë gjithë kohës kishte ruajtur qetësinë.
Sipas tij, raporti mes tyre vazhdon të jetë pozitiv dhe komunikimi nuk është ndërprerë.
Çifti kishte njoftuar ndarjen në fillim të vitit, vetëm disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre. Megjithatë, në maj ata u panë sërish bashkë në publik, duke shkaktuar zëra për një ribashkim të mundshëm.
Pak ditë më vonë, fotografitë e tyre jashtë një lokali dhe një qendre sportive, ku dukej se po diskutonin me tone të forta, ndezën sërish spekulimet për krizë në marrëdhënie.
Cardi B reagoi më vonë me humor ndaj lajmeve, duke ironizuar situatën dhe vëmendjen e madhe mediatike që mori ai moment.
Reperja dhe Stefon Diggs nisën romancën e tyre në vitin 2025 dhe e bënë publike lidhjen përmes rrjeteve sociale pak muaj më vonë. Aktualisht, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar nëse janë sërish bashkë si çift.
