KreuCelebrity

“Mirënjohës që jam ende këtu”, Gashi flet nga spitali për sfidën e vështirë shëndetësore

“Mirënjohës që jam ende këtu”, Gashi flet nga
Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë nga jeta e tij, duke publikuar një fotografi nga spitali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti zbuloi se po përballet me probleme shëndetësore, të cilat e kanë detyruar të anulojë disa nga angazhimet e planifikuara.

“Jam mirënjohës që jam ende gjallë. Po e marr çdo ditë me radhë”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet se periudha që po kalon nuk ka qenë aspak e lehtë.

Në mesazhin e tij, Gashi theksoi se kjo përvojë e ka bërë të reflektojë më shumë mbi jetën dhe rëndësinë e çdo momenti.

Në fund të postimit, reperi përcolli edhe një mesazh për Shqipërinë, duke shkruar: “Shqipëria nuk është në shitje”, krahas flamurit kuqezi.

Me këtë deklaratë, artisti duket se ka shprehur mbështetjen e tij për çështjet që lidhen me mbrojtjen e natyrës dhe territorit shqiptar, duke u bashkuar me zërat që kërkojnë ruajtjen e pasurive të vendit. Gashi vazhdon të tregojë lidhjen e fortë me origjinën e tij, edhe në një nga momentet më sfiduese të jetës.