KreuCelebrity

Krah për krah, Klodi dhe Elijona të pandarë rrëmbejnë vëmendjen e ndjekësve në Tiranë

Krah për krah, Klodi dhe Elijona të pandarë
Klodi dhe Elijona vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuara nga publiku pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova ”.

Së fundmi, dyshja është parë së bashku në një dalje publike në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve. Ajo që ra më shumë në sy ishte paraqitja e Klodit, i cili kishte zgjedhur të mbante në kokë një plis tradicional shqiptar.


Pamjet e tyre u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës komentuan stilin e veçantë të Klodit dhe afërsinë që ai vazhdon të tregojë me Elijonën.

Edhe pse eksperienca e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka përfunduar, duket se marrëdhënia mes tyre mbetet po aq e fortë, duke i mbajtur vazhdimisht në qendër të vëmendjes së publikut.