
Një moment i veçantë ka surprizuar banorët e “Ferma VIP”, ndërsa vëmendja u përqendrua te Soni Malaj.
Mbi ambientet e fermës u shfaq një performancë me dronë, e shoqëruar nga kënga “Fluturimi 3407”, projekti muzikor që vite më parë solli bashkë Sonin dhe Flori Mumajesin. Kombinimi i muzikës dhe mesazhit të transmetuar në qiell ngjalli emocione dhe reagime të shumta.
Pamjet u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e lidhën këtë surprizë me Flori Mumajesin, emri i të cilit vazhdon të zgjojë interes të madh te publiku, pavarësisht mungesës së tij të gjatë nga vëmendja mediatike.
Ndërkohë, momenti u komentua edhe nga banorët e fermës, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara të mbrëmjes.
