
Ferma VIP solli një moment të veçantë për poeten e njohur Mimoza Ahmeti, e cila u surprizua nga mbesa e saj, e ardhur enkas nga Londra për ta takuar.
E reja, e quajtur Mona Lisa, është vajza e motrës së poetes dhe udhëtimi i saj drejt Tiranës u kthye në një takim plot emocion. Mimoza tregoi se raporti mes tyre është shumë i afërt dhe se kanë ndarë së bashku momente të rëndësishme ndër vite.
Gjatë takimit, poetja shfrytëzoi rastin për të vlerësuar talentin dhe angazhimin e mbesës së saj, duke theksuar se ajo studion gazetari në Londër, luan në piano dhe ruan një lidhje të fortë me Shqipërinë.
“Arbana, a keni mundësi ta promovoni këtë vajzë. Studion gazetari në Londër, luan pjano shumë mirë dhe e do Shqipërinë shumë”, tha Moza.
Moderatorja Arbana Osmani iu përgjigj menjëherë me mbështetje, duke theksuar se të rinjtë me ambicie në gazetari dhe art do të kenë gjithmonë hapësirë për t’u promovuar.
“Patjetër, në Vita Production mbështesim çdo të ri që ka ambicie për gazetari apo fushat e artit”, u shpreh Arbana.
