KreuCelebrity

Elijona dhe Klodi ndajnë çastet romantike nga pushimet në jug

Elijona dhe Klodi ndajnë çastet romantike nga pushimet në jug

Dashuria që lindi pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova tashmë është konfirmuar publikisht. Elijona dhe Klodi kanë vendosur të mos e fshehin më raportin e tyre, duke ndarë me ndjekësit momente romantike nga pushimet verore në jug të Shqipërisë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i tregojnë të lumtur dhe duke shijuar kohën pranë detit, ndërsa postimet e tyre kanë marrë vëmendje të madhe dhe reagime të shumta pozitive nga fansat.

Shumë ndjekës i kanë uruar për lidhjen, duke i cilësuar si një nga çiftet më të pëlqyera që dolën nga formati. Vëmendje të veçantë mori edhe komenti i Ana Ejupit, e cila u shpreh se ata janë çifti i saj i preferuar.

Ndërkohë, Elijona dhe Klodi po vazhdojnë të shijojnë ditët e verës në bregdetin shqiptar, teksa kurioziteti i publikut për marrëdhënien e tyre vazhdon të rritet.