KreuCelebrity

Dy eliminime në një natë në “Ferma VIP 3”, Zhaku dhe Kostana lënë garën

Dy eliminime në një natë në “Ferma VIP 3”, Zhaku
Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP 3” u shoqërua me emocione të forta dhe dy largime të papritura, teksa India Gjata, e njohur si Zhaku, dhe Kostana Morava i dhanë fund rrugëtimit të tyre në reality show.

E para që u eliminua ishte Zhaku, e cila ishte në televotim prej një jave së bashku me Ilirin dhe Sarën. Pas shpalljes së rezultatit, ajo falënderoi publikun dhe fermerët për eksperiencën e përjetuar.

“Ishte një përvojë shumë e bukur, e kam shijuar shumë. Ju uroj suksese të gjithëve”, tha Zhaku pas largimit.

Pas eliminimit të saj, në fermë u zhvillua një sfidë ku morën pjesë nëntë fermerët e mbetur. Meqenëse sfida nuk u fitua nga askush, të gjithë kaluan automatikisht në një televotim të shpejtë që zgjati vetëm pak minuta.

Në fund, ishte publiku ai që vendosi largimin e dytë të mbrëmjes. Kostana Morava rezultoi më pak e votuara dhe u detyrua të lërë garën, duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh të “Ferma VIP 3”.

Me dy eliminime brenda një nate, gara bëhet edhe më e fortë ndërsa fermerët e mbetur afrohen drejt finales.