KreuCelebrity

Liqeni i Shkodrës futet në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO

Liqeni i Shkodrës futet në Rrjetin Botëror të Rezervave

Një lajm i mirë vjen për trashëgiminë natyrore shqiptare, pasi Liqeni i Shkodrës është përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO.

Këtë e ka bërë të ditur Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe pamje nga liqeni. Rama e cilësoi këtë arritje si rezultat të punës diplomatike dhe kujdesit për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.

Përfshirja në këtë rrjet ndërkombëtar vlerëson rëndësinë ekologjike dhe biodiversitetin e Liqenit të Shkodrës, duke e renditur atë mes zonave natyrore me rëndësi globale për mbrojtjen e mjedisit.