KreuCelebrity

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben

Paola Avdulaj është kurorëzuar fituese e “Miss Shqipëria 2026”, duke triumfuar mes 25 konkurrenteve në finalen e edicionit të 28-të të spektaklit të bukurisë.

Mbrëmja gala u zhvillua në qytetin e Pogradecit, ku finalistet konkurruan për kurorën më të rëndësishme të bukurisë në vend. Pas një gare të fortë, Paola Avdulaj arriti të rrëmbejë titullin kryesor të këtij edicioni.

Gjatë eventit u ndanë edhe një sërë çmimesh të tjera. Nikita Vuka u vlerësua me titullin “Miss Miqësia”, ndërsa Sejdi Muja fitoi çmimin “Miss Social Media”. Titulli “Miss Eleganca” iu dha Linda Avdoit.

Fjona Degjonaj u shpall “Miss Fotozhenia 2026”, ndërsa Sirja Ndreu fitoi çmimin “Miss Buzëqeshja”.

Po ashtu, Simona Sata fitoi simpatinë e publikut, ndërsa Alesia Surreli u shpall “Miss International Albania 2026”. Titulli “Miss Earth 2026” shkoi për Enxhi Sterkajn.

Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria 2026” u shpall Sindi Kuçi, ndërsa Alisa Zeneli u rendit si shoqëruesja e dytë.