KreuCelebrity

Dasma që bashkoi yjet e Kombëtares! Arbër Hoxha i jep fund beqarisë në një festë luksoze

Dasma që bashkoi yjet e Kombëtares! Arbër Hoxha i jep fund

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar këtë fundjavë dashurinë e tij në një ceremoni martesore të zhvilluar në një nga destinacionet më përallore të Italisë, në Liqenin e Komos.

Ai është martuar me partneren e tij, Djellza Kadriaj, në një festë të organizuar në ceremoni luksoze, ku nuk kanë munguar familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të sportit dhe artit.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe shokët e tij të skuadrës së Kombëtares, ndërsa pjesë e të ftuarve ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka shoqëruar festën së bashku me pjesëtarë të tjerë të ekipit kombëtar.

Pamjet nga dasma, ku lojtarët shihen duke kërcyer dhe kënduar së bashku, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale për atmosferën festive dhe bashkimin e skuadrës jashtë fushës së lojës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shared post on

Një moment i veçantë i mbrëmjes ka qenë edhe pjesëmarrja e artistëve të njohur, ku vëmendje ka tërhequr performanca e këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu, i cili është sjellë në skenë si surprizë nga vëllezërit e nuses, duke i dhënë evenimentit një atmosferë edhe më festive dhe emocionale.