KreuCelebrity

Nevina Shtylla rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë: “Partneri më njeh që para famës”

Nevina Shtylla rrëfen për herë të parë historinë e
Moderatorja e njohur e “E Diell” në Top Channel, Nevina Shtylla, ka zgjedhur të flasë për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj sentimentale, duke ndarë detaje të rralla nga historia e dashurisë me partnerin.

E ftuar në një intervistë për Top Albania Radio, Nevina tregoi se lidhja e tyre nuk është ndikuar nga fama apo ekspozimi i saj në ekran, pasi partneri ka qenë pjesë e jetës dhe rrethit të saj shoqëror prej shumë vitesh.

“Partnerin e njoh prej kohësh. Ai ka parë nga afër gjithë rrugëtimin tim në televizion, ndaj nuk ka pasur asnjëherë surpriza apo vështirësi për shkak të profesionit tim”, u shpreh moderatorja.

Ajo shtoi se edhe familjet kanë qenë të njohura me njëra-tjetrën gjatë viteve, gjë që ka ndihmuar në krijimin e një raporti të qëndrueshëm dhe të natyrshëm.

Duke folur për sfidat që mund të sjellë fama në një marrëdhënie, Nevina theksoi se mes tyre nuk kanë ekzistuar keqkuptime për shkak të profesionit të saj. Sipas saj, komunikimi dhe besimi kanë qenë gjithmonë baza e raportit.

“Ne e kemi shumë të qartë marrëdhënien tonë. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë, ndërsa ai është me këmbë në tokë dhe i sigurt në vetvete. Sigurisht që ka edhe xhelozi në masën e duhur, sepse po të mos ekzistonte fare do të mendoja se diçka nuk funksionon”, tha ajo.

Me këtë rrëfim, Nevina ka dhënë një nga deklaratat më personale deri më tani, duke zbuluar se historia e saj e dashurisë ka lindur larg vëmendjes së publikut dhe është ndërtuar mbi njohjen e gjatë dhe besimin reciprok.