Dua Lipa dhe partneri i saj, aktori Callum Turner, kanë organizuar një festë madhështore martesore në Siçili që ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, me raportime për një event luksoz që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit dhe është mbyllur me një spektakël fishekzjarrësh.
Sipas mediave ndërkombëtare, çifti ka pritur rreth 150–200 të ftuar në Villa Valguarnera, një rezidencë historike në zonën e Bagherias pranë Palermos. Ceremonia festive është zhvilluar disa ditë pas martesës së tyre zyrtare në Londër, duke shërbyer më shumë si një celebrim familjar dhe shoqëror sesa një akt ligjor.
Në këtë ngjarje, atmosfera ka qenë e kuruar deri në detaj: muzikë live, ushqim, valle dhe elemente që pasqyronin historinë e çiftit. Raportohet se kostoja e organizimit ka arritur rreth 1.7 milion euro, duke e kthyer në një nga dasmat më të komentuara të vitit.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ka qenë performanca e Sir Elton John, i cili ka interpretuar “Your Song” pasi ka mbërritur me avion privat pak para fillimit të ceremonisë. Dëshmitarë të pranishëm kanë përshkruar një performancë intime dhe të veçantë, ku artisti ka luajtur edhe në piano pavarësisht vështirësive në lëvizje.
Ngjarja është zhvilluar nën masa të forta sigurie. Zona përreth vilës është rrethuar dhe kontrolluar në mënyrë strikte, ndërsa punonjësve të stafit u janë vendosur kufizime të rrepta, përfshirë dorëzimin e telefonave gjatë orëve të punës. Edhe banorët e zonës nuk kanë pasur akses, ndërsa vetëm disa figura të njohura, si stilistja Donatella Versace, janë vënë re në hyrje të eventit.

Sipas raportimeve, gjatë ceremonisë është përfshirë edhe një element homazhi ndaj rrënjëve shqiptare të Dua Lipës, ku një grup artistësh shqiptarë ka interpretuar muzikë dhe valle tradicionale, moment që është pritur me duartrokitje nga familjarët e saj.
Dekorimet kanë qenë po ashtu të menduara me simbolikë romantike: karrige të rregulluara në formë gjysmërrethi, një pavijon në qendër për betimet, si dhe detaje personale në aksesorët e të ftuarve, përfshirë shami dhe abaniko të personalizuara.


Në hyrjen e saj në ceremoninë kryesore, Dua Lipa Dua Lipa është shfaqur në një paraqitje të kuruar nga shtëpia e modës Versace, ndërsa Callum Turner Callum Turner ka qenë pranë saj gjatë gjithë festimeve.
Edhe pse dasma në Siçili ka qenë madhështore dhe me shumë elemente ceremoniale, ajo nuk ka pasur vlerë ligjore, pasi çifti kishte përfunduar martesën zyrtare më herët në Londër. Festimet në Itali janë konceptuar si një celebrim i zgjeruar me familjarët dhe miqtë e afërt, i shoqëruar me muzikë, valle dhe një atmosferë festive që ka zgjatur deri në agim.
