KreuCelebrity

“Të dua” Komenti i Feros në postimin e këngëtares ndez thashethemet për një lidhje të mundshme

Rrjetet sociale janë bërë sërish skenë e aludimeve për jetën private të artistëve, këtë herë duke përfshirë dy këngëtarët Fero dhe Diona Fona.

Gjithçka filloi pas një reagimi të reperit në postimin më të fundit të këngëtares, ku ai komentoi shkurt “Të dua”, një shprehje që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve dhe u interpretua në mënyra të ndryshme nga fansat.

Ky moment i vogël virtual mjaftoi që në rrjet të nisin diskutime të shumta, me përdorues që pyesin nëse mes dy artistëve po lind diçka më shumë se miqësi, apo nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim së shpejti mes dyshes. Një veprim i cili është përdorur shpesh nga bashkëpunimet e estradës për të tërhequr vemendjen. 

“Të dua” Komenti i Feros në postimin e

Deri tani, as Fero dhe as Diona Fona nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për këto spekulime, duke lënë hapur çdo interpretim. Për momentin, mbetet të shihet nëse kjo është fillimi i një historie të re në estradë apo thjesht një këngë e re së shpejti.