KreuCelebrity

“Të dua, më ke mua për çdo gjë” Gjesti surprizon motrën për ditëlindje dhe emocionon ndjekësit

“Të dua, më ke mua për çdo gjë” Gjesti

Një moment i mbushur me emocione ka ardhur së fundmi nga Gjesti, i cili ka treguar publikisht dashurinë dhe kujdesin që ka për motrën e tij.

Këngëtari organizoi një surprizë të vogël në mesnatë, duke e gëzuar atë me dhurata dhe një tortë festive. Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, mes përqafimeve dhe atmosferës së ngrohtë familjare.

Përveç festës, Gjesti tërhoqi vëmendje edhe me fjalët që i tha motrës së tij: “Veç për ty do ta kall verën”. Kjo deklaratë u pëlqye shumë nga ndjekësit, të cilët e komentuan si një shenjë të lidhjes së fortë mes tyre.

Videoja mori reagime të shumta pozitive, ndërsa fansat komplimentuan artistin për thjeshtësinë dhe raportin e afërt që ruan me familjen.