KreuCelebrity

Ndërron jetë aktori i njohur i “The Godfather: Part III”, pas tri javësh në mbështetje artificiale

Ndërron jetë aktori i njohur i “The Godfather: Part III”,
Aktori Anthony, i njohur për paraqitjet e tij në filma si “The Godfather: Part III” dhe “Species”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një beteje disa javore për jetën pas një arresti të papritur kardiak.

Sipas mediave amerikane, ai u dërgua me urgjencë në spital më 11 maj, pasi u rrëzua në banesën e tij në Kaliforninë Jugore. Bashkëshortja e tij, Valerie, bëri të ditur për TMZ se zemra e aktorit kishte pushuar papritur së rrahuri, çka bëri të nevojshme vendosjen e tij në aparatura për mbështetje të funksioneve jetësore.

Pas tre javësh në kujdes intensiv, familja vendosi të respektonte dëshirën e shprehur më herët nga vetë aktori, duke e larguar nga aparaturat dhe duke e kthyer në shtëpi, ku ai ndërroi jetë të shtunën.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar ende. Sipas bashkëshortes së tij, mjekët nuk kanë arritur të identifikojnë se çfarë e shkaktoi arrestin kardiak.

Anthony nisi karrierën në ekranin e madh në vitin 1990, kur u bë pjesë e filmit “The Godfather: Part III”, ku interpretoi rolin e një truproje. Më pas, ai u bë i njohur për rolin e Robbie-t në filmin fantastiko-shkencor “Species” (1995), për të cilin fitoi edhe çmimin MTV Movie Award për “Puthjen më të Mirë”, së bashku me aktoren Natasha Henstridge.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti gjithashtu në filma të njohur si “The Rock”, “The Postman” dhe “Armageddon”, ndërsa në televizion u shfaq në seriale të suksesshme si “Baywatch”, “Angel”, “Renegade” dhe “Star Trek: Deep Space Nine”, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.