Richard Gere ka shprehur krenarinë e tij për djalin e madh, Homer Gere, i cili po ndërton karrierën e tij në aktrim, duke ndjekur hapat e babait të famshëm në Hollywood.
Aktori 76-vjeçar, i njohur për rolet në filma si Pretty Woman, Chicago dhe American Gigolo, foli për revistën PEOPLE, ku theksoi se i djali i tij 26-vjeçar po tregon talent të natyrshëm në aktrim dhe po përballet mirë me presionin e industrisë.
“Jam krenar për të në dy nivele. Së pari, ai është shumë i mirë, duket sikur e di në mënyrë të lindur se çfarë po bën,” tha Gere. “Dhe së dyti, ai po e menaxhon shumë mirë këtë botë. Është një djalë i mirë dhe një i ri që e kupton këtë profesion.”
Homer Gere ka përfunduar së fundmi një rol me katër episode në sezonin e tretë të serialit të suksesshëm Euphoria, ku interpretoi personazhin Dylan Reid. Ai gjithashtu pritet të shfaqet në projektin e ri të Ryan Murphy, The Shards, si dhe në një film të realizuar nga regjisori Oliver Stone.
Duke folur me humor për suksesin e të birit, Richard Gere tha: “Tani mund të dal në pension. Po ia kaloj stafetën.”
Megjithatë, aktori theksoi se nuk e sheh aktrimin si një detyrim afatgjatë për djalin e tij: “Nuk është e domosdoshme të vendosë tani për gjithë jetën. Nëse po e shijon dhe po e bën mirë, është mjaftueshëm.”
Homer Gere, nga ana e tij, ka thënë më parë se babai i tij i jep këshilla të vlefshme për mënyrën si të sillet në industrinë e filmit dhe si të menaxhojë karrierën e tij në mënyrë pozitive.
