KreuCelebrity

Deklarata e Flori Mumajesin për Sonin bëhet virale:Është një dashuri e fundit, por nuk...

Deklarata e Flori Mumajesin për Sonin bëhet virale:Është

Raporti mes Flori Mumajesit dhe Soni Malajt vazhdon të mbetet një nga historitë më të komentuara në showbizin shqiptar, sidomos pas deklaratave të këngëtares gjatë rrugëtimit të saj në “Ferma VIP”.

Soni, e cila konsiderohet një nga pretendentet kryesore për finalen e spektaklit, ka folur shpesh për marrëdhënien që vazhdon të ketë me Florin madje më gjatë pas surprizës me drona që ai i bëri brenda në fermë, duke treguar se mes tyre ekziston ende respekt dhe komunikim i mirë, edhe pse lidhja romantike ka përfunduar prej kohësh.

Gjatë një nate spektakli, qielli mbi fermë u ndriçua nga 300 dronë të dedikuar për Sonin, një gjest që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe nxiti sërish aludimet për raportin e tyre.

Paralelisht me këto diskutime, fansat kanë rikthyer në qarkullim edhe një intervistë të vjetër të Flori Mumajesit për “Prive”, ku artisti pyetej në mënyrë indirekte për Soni Malajn gjatë rubrikës së pyetjeve të shpejta.

“Soni, të pëlqen? Soni, të luash Soni”, ishte pyetja drejtuar këngëtarit, ndërsa ai u përgjigj me humor: “Playstation, e se na ngatërroni ju”, duke qeshur. Më pas ai shtoi: “Për Sonin po… është një dashuri e fundit, por nuk është dashuri e madhe. Më shumë është një shkarkim emocional që bëj aty”.



Ndërsa publiku vazhdon të spekulojë mbi afrimitetin mes tyre, as Flori Mumajesi dhe as Soni Malaj nuk kanë dhënë detaje të tjera për raportin që i lidh sot. Megjithatë, çdo deklaratë apo kujtim nga e kaluara e tyre duket se rikthen menjëherë interesin e fansave dhe rrjeteve sociale.