KreuCelebrity

Çfarë po ndodh mes tyre? Londrimi flet për herë të parë pas mungesës së Klodit dhe Elijonës në promovimin e albumit

Çfarë po ndodh mes tyre? Londrimi flet për herë të

Dikur të pandashëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Londrimi, Klodi dhe Elijona krijuan një raport që u kthye në një nga miqësitë më të komentuara të edicionit. Afërsia e tyre fitoi zemrat e publikut, por pas përfundimit të reality show-t, fansat kanë nisur të dyshojnë se diçka ka ndryshuar mes tyre.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas mungesës së Klodit dhe Elijonës në festën private të EP-së së parë të Londrimit. Pikërisht për këtë situatë, fituesi i BBVK 4 vendosi të flasë hapur në një intervistë për “Prive By Liberta Spahiu”.

Ai tregoi se e kishte vënë re mungesën e tyre dhe se do të kishte dashur t’i kishte pranë në një natë të rëndësishme për karrierën e tij. Megjithatë, Londrimi pranoi se prej kohësh nuk ka pasur komunikim me çiftin.

“Kam pasur shumë qejf me qenë këtu sepse kanë qenë njerëzit më të afërt për mua në Big. Nuk kam pasur kontakt me ta. Ftesat i kanë pranuar, por ndoshta janë të angazhuar”, u shpreh ai.

Edhe pse nuk foli për ndonjë hatërmbetje apo konflikt, deklarata e tij ka mjaftuar që rrjeti të nisë aludimet për një raport jo më si dikur mes treshes që dikur konsideroheshin të pandarë.