E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem. Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Gjatë intervistës ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte komenti i saj për futbollistët e Kombëtares, të cilët, sipas saj, shpesh tregohen të ftohtë dhe jo aq miqësorë sa duhet. Madje, modelja dhe moderatorja nuk hezitoi të ironizonte sjelljen e disa prej tyre, duke thënë se “live bëjnë si mendjemëdhenj, ndërsa në Instagram nuk mungojnë ‘like’-t”.
Jonida: Si juri Françeska është më e rreptë me vajzat apo me arbitrat kur nuk i japin kombëtares atë që meriton?
Françeska: Në fakt jam më e rreptë me futbollistët vetë sepse e shikoj që nuk janë aty ku duhet, i shikoj që nuk e kanë vëmendjen dhe gjithashtu nuk e di pse kanë një…ndoshta vetëm karshi meje nuk e kuptoj, por janë dhe pak të pasjellshëm. Nuk e kuptoj pse…
Niko: Me ty?
Françeska: Me mua, po ose ndoshta ngrijnë nuk e di…
Niko: Si guxoni ore?
Françeska: Nuk e kuptoj çfarë ndodh…
Jonida: Mos mbeten pa fjalë kur janë përpara teje?
Françeska: Po jo aq pa fjalë, jo. Nuk e besoj, mendoj që duhet të jenë pak më miqësorë, më me këmbë në tokë. Nuk e di, po jemi njerëz në fund të ditës. Një “si je” është mëse normale…
Niko: Janë pak mendjemëdhenj?
Jonida: Ndoshta stepen?
Françeska: Mendjemëdhenj live se në Instagram pastaj i shikojmë ato ‘like’-t që shkojnë…
Jonida: Interesante.
Françeska: Por e di çfarë ndodh? Ndoshta është edhe eksperienca, ndoshta është edhe mosha. E çuditshme në fakt është fakti se djemtë që kanë bashkëshorte, kanë fëmijë janë shumë më të kulturuar vijnë përshëndesin, japin dhe ndonjë këshillë kurse këta beqarët i shikoj aty dhe them: Mirë unë po ju?!
