KreuCelebrity

Billy Ray Cyrus rrëfen betejën me një sëmundje të rëndë

Billy Ray Cyrus rrëfen betejën me një sëmundje të
Këngëtari i njohur Billy Ray Cyrus ka zbuluar se në vitin 2024 ka kaluar një periudhë shumë të vështirë shëndetësore, pasi është prekur nga një formë e rëndë sepsa që, sipas tij, i rrezikoi jetën seriozisht.

Në një intervistë për revistën People, artisti 64-vjeçar tregoi se gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa mendoi se nuk do të mbijetonte.

“U sëmura shumë rëndë dhe pothuajse vdiqa. Trupi im po mbushej me toksina. Nëse do të përkeqësohej edhe pak, nuk do t’ia kisha dalë,” u shpreh ai.

Cyrus rrëfeu se gjatë asaj periudhe kalonte shumë kohë pranë një shkëmbi, ku lutej çdo ditë duke kërkuar një përmirësim të gjendjes së tij.

“I lutesha Zotit vazhdimisht. Kur shkova për operacionin e fundit, mjekët më thanë se problemi ishte zhdukur dhe se isha shëruar. Për mua ishte një mrekulli,” shtoi këngëtari.

Sipas tij, infeksioni i rëndë i shkaktoi edhe paralizë të përkohshme të kordave vokale, duke e lënë për një kohë pa mundur të fliste apo të këndonte.

Në rrëfimin e tij, Cyrus vlerësoi edhe mbështetjen e familjes, veçanërisht vajzën e tij Noah Cyrus. Ai tha se kënga e saj “Don’t Put It All On Me”, e shkruar nga djali i tij Braison Cyrus, e ndihmoi shumë emocionalisht gjatë periudhës së rikuperimit.

“E dëgjoja gjatë gjithë ditës. Më jepte qetësi dhe sinqerisht besoj se ajo këngë më ndihmoi të shërohesha,” përfundoi ai.